Flash News

KRYESORE

Costacurta për trajnerin e Italisë, drejton gishtin nga De Biasi

Costacurta për trajnerin e Italisë, drejton gishtin nga De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, ka dalë në skenë si një prej alternativave për të marrë drejtimin e Italisë.

Tashmë që të kaltrit dështuan në Kupën e Botës, në krye institucionit që drejton futbollin në Gadishullin Apenin nuk është më Tavecchio, por presidenti i përkohshëm, Roberto Fabriccini, i cili ka lënë në dorë zgjedhjen e trajnerit të ri zv.presdientit, Alessandro Costacurta.

Ndërkohë që ka qenë i ftuar në një studio televizive në Itali,  së bashku me De Biasin, ai e ka drejtuar gishtin nga ish-tekniku i kuqezinjve si një prej alternativave të mundshme për stolin e kombëtares italiane.

De Biasi nuk është në majën e listës së dëshirave, pasi aty qëndrojnë emra më të njohur si Antonio Conte, Roberto Mancini e Carlo Ancelotti, teksa një hipotezë e realizueshme është edhe ajo e trajnerit aktual Giggi Di Biaggio, megjithatë e rëndësishme është që 61-vjeçari nga Samede është pjesë e kandidaturave.

 

 

Të fundit