Flash News

KRYESORE

COVID-19/ 104 mijë të vdekur dhe mbi 1.7 milionë të infektuar në botë

COVID-19/ 104 mijë të vdekur dhe mbi 1.7 milionë të

Sipas përditësimit të “Johns Hopkins University”, personat e infektuar me koronavirus në të gjithë botën kanë kaluar 1 milion e 700 mijë.  Ndërsa janë shënuar 104 mijë viktima me koronavirus në të gjithë botën.

Momentalisht, situata më e agravuar është situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vetëm sa po përkeqësohet – kujtojmë se në Angli masat kufizuese u morën shumë vonë.

Vetëm në SHBA rastet kanë kaluar 500 mijë persona, ndërsa në 24 orët e fundit numri i viktimave u shtua me 2100 persona.

Shkollat në New York do të qëndrojnë të mbyllura dhe nuk do të hapen deri në nisjen e vitit të ri akademik në shtator.

Të fundit