Flash News

KRYESORE

COVID-19/ 627 viktima në një ditë në Itali, Rama i “alarmuar” pyet shqiptarët: Tani si do i`a bëjmë?!

COVID-19/ 627 viktima në një ditë në Itali, Rama i

Pas publikimit të shifrave, kun ë 24 orë Italia regjistroi 727 të vdekur, reagoi Kryeministri Edi Rama, i cili u bën një thirrje shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi. Fillimisht, Rama shkruan tregon se si u kap në kolaps sistemi shëndetësor në Itali, që sipas Kryeministrit, është një nga sistemet që ndodhet në majën e Europës.

“O njerëz! Në itali sot kishte 627 të vdekur. Njashtëqind e njëzetë e shtatë!!! vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!! Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!! Pse??? Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna”, shkruan Rama.

Më tej, ai u drejtohet shqiptarëve me një pyetje retorokie! “Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri - tjetrin?! Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?”, shkruan Rama.

Të fundit