Flash News

POLITIKOFF

Covid-19. Angli, rritet me 958 për qind kërkesa për sapun

Covid-19. Angli, rritet me 958 për qind kërkesa për sapun

Anglia është duke u përballur gjithashtu me sulmin e koronavirusit. Qytetarët kanë zbrazur raftet e supermarketeve. Përveç ushqimeve, ndër product tjetër më i kërkuar janë dezinfektuesit e duarve. Kërkesa për dezinfektues duarsh u rrit javën e kaluar me 650% krahasuar me të njëtën kohë të vitit të kaluar. Ndërkohë për sapunin e duarve, kërkesa është rritur me 958%, shkruan CNN.

Një depo në Nottingam që furnizon rreth 2.500 farmaci në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, tregoi se punësonte punëtorë sezonalë që zakonisht i përdornin për sezonin e krishtlindjeve. Kjo depo ka pasur kërkesa në rritje për sapun dhe për paracetamol.

Megjithatë, vetëm pak kilometra larg nga depoja, në një market, nuk gjendej asnjë higjenizues duarsh, alkool apo termometra. Një punonjës u shpreh për CNN: “Konsumatorët mund të zbulojnë se kemi produkte për një pjesë të ditës por jo tërë ditën. Megjithatë ne po përpiqemi të blejmë sa më shumë të jetë e mundur”. Është shprehur ai.

 

Të fundit