Flash News

KRYESORE

COVID-19, Bill Gatres tregon se kur do jetë gati vaksina: Jam befasuar nga teoritë konspirative

COVID-19, Bill Gatres tregon se kur do jetë gati vaksina: Jam befasuar nga

Përhapja e koronavirusit ka shtyrë zhvillimin global mbrapa më shumë se dy dekada, thuhet në një raport vjetor nga Fondacioni “Bill and Melinda Gates”.

Sipas studimit, dhjetëra miliona njerëz përballen me pabarazi, sëmundje dhe varfëri më të madhe, me shumë prej Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB të ndikuara negativisht.

Duke folur për BBC, Bill Gates tha se një vaksinë efektive ka të ngjarë të jetë gati në fillim të vitit 2021. Bashkëthemeluesi i Microsoft tha se Covid-19 ka “ndalur” arritjet në shëndetin publik, duke ulur shpërndarjen e ushqimit dhe duke rritur çmimet.

Sidoqoftë, ai theksoi se çdo vaksinë duhet gjithashtu të bëhet e arritshme për vendet e varfra. Gates tha se vendet më të pasura, përfshirë SHBA nuk kanë bërë ende aq sa të siguroheshin që vaksinat do të jenë në dispozicion për të gjithë kur të jenë gati për shpërndarje. Por ai gjithashtu theksoi se hulumtimet dhe provat ishin financuar mirë.

Kur u pyet rreth teorive të konspiracionit të vaksinave që kishin qarkulluar, ai tha se ishte “i shqetësuar dhe i befasuar” prej tyre.

Të fundit