Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Facebook dhe Google lejojnë punën nga shtëpia deri në fund të vitit

COVID-19/ Facebook dhe Google lejojnë punën nga shtëpia deri

Në planin e lirimit të masave në gjithë botën për shkak të koronavirusit,janë përfshirë dhe kompanitë gjigante si Facebook dhe Google. Por edhe pse po mendojnë planin e rihapjes së zyrave, dy gjigantët e internetit kanë bërë me dije se ata do t`i ejojnë punonjësit të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia edhe për pjesën e mbetur të vitit.

Në fillim Google tha se do të mbante politikën e saj të punës nga shtëpia deri më 1 qershor, por tashmë po e zgjat atë edhe për shtatë muaj të tjerë, ndërsa Facebook synon të rihapë zyrat më 6 korrik pasi masat shtrënguese të hiqen.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai deklaroi se punonjësit që duhet të kthehen në zyrë mund ta bëjnë këtë gjë nga korriku, por me masa të zgjeruara siguria,  ndërsa ata që duan ta kryejnë punën nga shtëpia, mund të qëndrojnë deri në fund të vitit.

Ndërsa Facebook ka ndërmarrë hapin tjetër në filozofinë e tij të rikthimit në punë.

“Sot, ne njoftuam këdo që mund të bëjë punën e tij nga distanca, mund të zgjedhë ta bëjë këtë deri në fund të vitit,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Të fundit