Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Gazetari shqiptar në Itali: Autoritetet parashikojnë pikun në mes të muajit prill

COVID-19/ Gazetari shqiptar në Itali: Autoritetet parashikojnë pikun

Gazetari shqiptar i “Corriere della Serra”, Leonard Berberi, në një lidhje direkte për emisionin “Arena” në RTV ORA, tregoi se autoritetet italiane parashikojnë pikun më të lartë në mes të muajit prill. Berberi u shpreh se kjo është dhe arsyeja pse Conte po këshillohet të bllokojë 100% Italinë.

“Jo, pikërisht kjo e justifikon pse kryeministri do të bllokojë Italinë 100%. Parashikimi është se nuk kemi arritur tek piku, parashikohet se piku më i lartë të jetë në mes të prillit, prandaj shkencëtarët dhe ekspertët italianë po e këshillojë qeverinë të bllokojë totalisht Italinë për dy javë, dhe të mos presim pikun në mes të prillit”, tha Berberi.

Italia vijon të shënojë raste të reja me koronavirus me trend në rritje, duke konfirmuar vetëm brenda 24 orësh 2 mijë raste të reja të infektuar dhe 196 persona të vdekur. Shifrat duket se janë alarmante, ndërsa autoritet po bëjnë gjithça për të ndaluar përhapjen e virusit.

Të fundit