Flash News

KRYESORE

COVID-19/Greqia rishqyrton masat, njoftim për punëtorët sezonalë shqiptarë

COVID-19/Greqia rishqyrton masat, njoftim për punëtorët

Qeveria greke ka rishqyrtuar masat për pandeminë COVID-19, midis të cilave edhe ato që kanë të bëjnë me dy pikat kufitare të hyrjes nga Shqipëria, Kakavija dhe Kapshtica.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, prej datës 23 korrik, të gjithë shtetasit grekë si dhe minoritarët që kanë lejen e homogjenit, duhet të plotësojnë formën përkatëse të hyrjes.

Qytetarët grekë, gjithashtu këshillohen të shmangin vizitat në vendet e rënduara nga virusi.

Ndërkohë për punëtorët sezonalë shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe largohen për në Shqipëri para datës 4 gusht, nuk do të kenë më të drejtë hyrjeje në Greqi deri në një urdhër të ri.

Të fundit