Flash News

KRYESORE

COVID-19 hyn në selinë blu, kreu i FRPD-së dhe ish-deputeti dalin pozitiv

COVID-19 hyn në selinë blu, kreu i FRPD-së dhe ish-deputeti dalin

Koronavirusi nuk po kursen as politikanët në vendin tonë dhe se fundmi ka "depërtuar" dhe në selinë blu.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe ish-deputeti Endri Hasa kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Mësohet se ata të dy ndodhet të karantinuar në banesat e tyre.

Pas këtyre rasteve me COVID-19, testit i është nënshtruar dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së dhe drejtues të kësaj force politike duke përfshirë dhe kryetarin Lulzim Basha. Ata i kanë kryer testin për shkak se kanë qenë në një darkë të përbashkët së bashku me disa shtetas të huaj.

Nga radhët e politikanëve, më herët COVID-19 në vendin tonë ka prekur dhe disa deputetë të Kuvendit, ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçin dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Të fundit