Flash News

KRYESORE

COVID-19 i merr jetën 68-vjeçares te Spitali Infektiv. 24 viktima në Shqipëri nga virusi

COVID-19 i merr jetën 68-vjeçares te Spitali Infektiv. 24 viktima

Shqipëria regjistroi viktimën e 24 nga koronavirusi mbrëmjen e të hënës. Një 68-vjeçare nga Tiranë humbi jetën në Spitalin Infektiv, ku prej ditësh ishte e intubuar dhe në gjendje të rëndë. E moshuara, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë”, thotë ministria.

Të fundit