Flash News

KRYESORE

COVID-19 i merr jetën biznesmenit shqiptar, drejtori i birrës 'Peja'

Koronavirus i merr jetën biznesmenit të njohur nga Kosova, Ernest Jusufit. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, ndërsa krahas postimit publikon edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Birrarisë “Peja”, ka ndërruar jetë në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Mediat kosovare raportojnë se biznesmeni ka qenë i infektuar me COVID-19.

Jusufi ishte angazhuar në industrinë e ushqimit që prej vitit 2005 dhe mbante postin e Shefit Ekzekutiv të “Devolli Distrubution”.

Të fundit