Flash News

KRYESORE

COVID-19 i merr jetën ish-zyrtarit të LSI-së, Meta dedikim prekës: Ishte njeri me vlera që nuk kërkoi kurrë të përfitonte nga miqësia jonë

Ndërron jetë nga Covid-19, Hekuran Doko, ish-zyrtar i LSI-së dhe njëherazi bashkëpunëtor i Presidentit Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta e ka përshkruar të ndjerin si person me vlera dhe integritet, i cili nuk kërkoi të përfitojë kurrë nga miqësia e tyre.

Në mesazhin prekës dedikuar mikut të tij, Meta shprehet se “Hekurani edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.” Presidenti po ashtu iu bën apel qytetarëve që të kujdesen nga COVID-19 i cili është ende një rrezik dhe kërcënim për jetët tona.

Kujtojmë se, Hekuran Doko nga Çorovoda e Beratit ka jetuar në Fier. Ishte i martuar dhe me fëmijë. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës si dhe ka kryer shkollim në Shkollën e Lartë Ushtarake, si dhe ka punuar pranë partisë LSI.

Mesazhi i plotë i Metës:

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Të fundit