All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

COVID-19 i merr jetën mësuesit nga Mirdita, Shahini: Ndaj dhimbjen me familjarët; ishte i vyer për nxënësit që ka edukuar

COVID-19 i merr jetën mësuesit nga Mirdita, Shahini: Ndaj dhimbjen me
All - Paragraf - 1

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar pas vdekjes së mësuesit 57-vjeçar nga Mirdita, Gjon Kola.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini ka shprehur “dhimbjen dhe respektin për arsimtarin, duke e cilësuar atë mësues të vyer për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite.”

Postimi i Besa Shahinit:

Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19.

Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite.

Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij.

Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm.

Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore.

Uroj SHËRIM TË SHPEJTË edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus.

Të fundit