Flash News

KRYESORE

Covid-19 i merr jetën mikut të kryeministri Rama: Ishte i ri, virusi bën gjëmën

Covid-19 i merr jetën mikut të kryeministri Rama: Ishte i ri, virusi

Kryeministri Edi Rama tregon se ditën e djeshme ka humbur jetën nga covid-19 një person që e njihte personalisht.

Gjatë një takimi me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës, Rama thotë se në moshë të re humbi jetën vëllai i mikut të tij.

“Jo më larg se dje dëgjova për një person qe kam njohur personalisht, vëllai i shokut tim humbi jetën dhe nuk ishte në moshë të madhe, ishte i ri.

Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush edhe shfaqet në mënyrë të padukshme dhe kalon pa u ndjerë fare të dikush tjetër.

Problemi është se shumë nga ne e marrim dhe se marrim vesh që e kemi, madje edhe s’ndjejmë asgjë, ndaj duhet të sillemi sikur e kemi sepse ua kalojmë familjarëve, miqve e shokëve”, shprehet Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbën jetën tre persona dhe u shënuan 151 raste të reja. Ndërkohë, në total deri tani kanë humbur jetën 319 pacientë të prekur nga covid-19, sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë.

Të fundit