Flash News

KRYESORE

Covid-19 i mori jetën, Meta fjalë të ndjera për ish-kryebashkiakun e Përmetit: Intelektual i përkushtuar dhe ndër miqtë më të mirë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së ish-kryebashkiakut të Përmetit, Dhimitër Nasit. I trishtuar nga lajmi, Meta shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Nasit, duke theksuar se ai ishte një nga miqtë e tij më të mirë.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo! U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!”, përmbyll mesazhin e tij të ngushëllimit Presidenti.

Mesazhi i Metës:

Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri! Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!

Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shembuj si i Dhimitrit!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo! U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!

Të fundit