Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Itali, 570 viktima në 24 orë. Rritet numri i personave të shëruar

COVID-19/ Itali, 570 viktima në 24 orë. Rritet numri i personave

Të paktën 570 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali. Ndërkohë numri i personave të shëruar është 1985 shtetas duke e çuar totalin në 30.455 persona. Megjithatë, Italia vijon të ketë një numër të lartë qytetarësh, që aktualisht janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, plot 98.277 pacientë.

Të paktën 147 mijë persona janë konfirmuar deri më tani të infektuar nga COVID-19 në Itali, që prej nisjes së epidemisë. Personat që kanë humbur jetën, në total, tashmë janë 18.849 pacientë.

Të dhënat e fundit u bënë publike nga kreu i Mbrojtjes Civile. Gjatë konferencës së përditshme për mediat, përfaqësues të autoriteteve shëndetësore në Itali u shprehën se të dhënat e deritanishme tregojnë tendencën pozitive dhe konfirmojnë efektivitetin e masave të marra.

Megjithatë, ata thonë se masat duhet të vijojnë për të ruajtur tendencën në rënie të kurbës. Tendencat pozitive vihen re kryesisht dhe në Lombardi, rajonin më të prekur nga pandemia. Mosha mesatare e vdekjeve nga COVID-19 në Itali konfirmohet “rreth 80 vjeç, kryesisht burra dhe me patologji të shumta”.

Të fundit