Flash News

KRYESORE

COVID.19/ Itali, 651 viktima në 24 orë. Shërohen 7024 pacientë

Italia vijon të ketë bilanc të rënduar viktimash për shkak të koronavirusit. 651 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshme të të vdekurve në 5476 persona, raportojnë autoritetet italiane.

Në total, që prej shpërthimit të epidemisë, numërohen 59 138 persona të infektuar, ndërsa aktualisht janë 46 638 që rezultojnë pozitivë. Deri më tani janë shëruar 7024 pacientë.

19846 pacientë ndodhen aktualisht të shtruar në spital, me 3009 prej tyre që janë nën kujdesin intensive. Ndërkohë, 23 783 persona janë në izolim në shtëpi. Deri më sot, Italia ka kryer mbi 258 402 tampone për qytetarët e saj.

Të fundit