Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Itali, gati përdorimi i testit që zbulon infeksionin në 5 minuta

COVID-19/ Itali, gati përdorimi i testit që zbulon infeksionin në

Italia do të përdor së shpejti një test të ri për COVID-19, që jep rezultate për pesë minuta. Sipas La Republica, ky test është prodhuar në Kinë dhe kryhet nëpërmjet analizës së gjakut.

Testi është i lehtë për t`u përdorur, vetëm disa pika gjak nga pacienti, dhe shfaqjet vizuale dalin për 5 minuta. Kjo i lejon mjekët të njohin menjëherë praninën e koronavirusit te pacientët.

Në spitalet italiane kanë nisur shpërndarjet e para tashmë. Ky produkt është regjistruar edhe nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Testi është prodhuar nga kompania kineze “Zhezhiang Orient Gene Biotech Co Ltd”, ndërsa është provuar klinikisht në qendrat e studimit në Kinë, spitale dhe universitete.

Të fundit