Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Italia vijon me shifra dramatike, 601 viktima në 24 orë

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzisht në Itali. Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 601 viktima në vendin fqinj.

Situata paraqitet më dramatike për rajonin e Lombardisë, ku nga 6077 viktima në total, 3776 janë shënuar në këtë rajon.

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 7432 persona. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 63927 persona, duke pësuar disi rënie.

Ndërkohë, aktualisht janë 20 692 pacientë që trajtohen në spitalet italiane, 3204 janë në terapi intensive ndërsa 26 522 të infektuar janë duke u trajtuar në shtëpi.

Aktualisht rezultojnë pozitiv me koronavirus 50 418 persona. Gjatë kësaj jave pritet të shihet nëse masat e marra nga Italia do të japin rezultat apo jo.

Të fundit