Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Izraeli bëhet vendi i parë që rikthen karantinën

Covid-19/ Izraeli bëhet vendi i parë që rikthen karantinën

Izraeli ka marrë vendimin për të rikthyer karantinën si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që i kthehet karantinës për së dyti.

Qeveria izraelite është detyruar për marrjen e këtij vendimi, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve të reja me COVID-19.

Izolimi i qytetarëve do të zhvillohet në tre faza. Faza e parë do të jetë më e ashpra, por masat më pas do të relaksohen, nëse niveli i përhapjes së infeksionit nis të bjerë.

Datat specifike për secilën fazë nuk janë njoftuar. Mediat izraelite raportojnë se faza e parë ka të ngjarë të hyjë në fuqi pak para fillimit të Rosh Hashanah (viti i ri hebre), më 18 shtator, faza e dytë rreth 1 tetorit dhe e fundit rreth 15 tetorit.

 

Të fundit