Flash News

KRYESORE

Covid-19, Kina redukton kufizimet e udhëtimit në Hubei. “AliBaba” dërgon maska në SHBA

Kina ka nisur të lehtësojë kufizimet e udhëtimit në provincën ku shpërtheu koronavirusi në Hubei, duke lejuar që mijëra punëtorë të rikthehen në punë në fabrikat që kanë të paktën dy muaj të braktisura, duke rinisur përsëri prodhimin industrial, raporton ABC NEWS në SHBA.

Masa vjen pasi zyrtarët kinezë thonë se shpërthimi që u përhap në Wuhan, që nisi në dhjetor, tashm është në rënie. Megjithatë, zyrtarët thonë se janë vigjilentë. Kujtojmë se Ëuhan shpërtheu epidemia e koronavirusit, që më pas u përhap në të gjithë botën.

Ndërkohë, themeluesi i platformës AliBaba, Jack Ma, duke postuar një foto në Twitter, tregon se janë duke u nisur 500 mijë kompelte testimi për koronavirusin dhe një million maska. Dërgesa është nisur nga Shanghai dhe është nisur drejt SHBA.

Të fundit