Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Kosova regjistron 145 të infektuar e vetëm 1 viktimë

COVID-19/ Kosova regjistron 145 të infektuar e vetëm 1 viktimë

Në Kosovë janë shënuar pesë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë testuar 93 mostra, nga të cilat kanë dalë 5 raste pozitive. “Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, nga data 8 shkur deri në datën 5 prill, “në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve”, thuhet gjithashtu në njoftim. Ajo që bie në sy, është fakti se në Kosovë është regjistruar vetëm një rast vdekje nga koronavirusi deri më tani, ndonëse janë regjistruar 145 persona të infektuar.

Të fundit