Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Kryeministri italian Conte kritika për BE: Evropa duhet të përgjigjet pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’

COVID-19/ Kryeministri italian Conte kritika për BE: Evropa duhet të

Italia është një prej vendeve më të prekura në botë nga virusi vdekjeprurës COVID-19 – dhe numëron qindra mijëra të infektuar dhe me mijëra viktima si dhe dëme të konsiderueshme ekonomike.

Sa i përket kësaj situate, kryeministri italian Giuseppe Conte ka thënë për gazetën gjermane “Bild” se ka kritika për Bashkimin Evropian. Ai është shprehur duke thënë se:

“Nëse BE nuk do të japë instrumente financiare për të përballuar sfidën,  Italia do të detyrohet të përballet me urgjencën dhe të rifillojë me burimet  e saj. Ne nuk duhet të mbetemi pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara që aktualisht kanë vënë në dispozicion 13% të PBB-së së tyre. Në Gjermani mund të keni të gjithë hapësirën fiskale që dëshironi, por kurrë nuk mund të mendoni të përballeni me një emergjencë shëndetësore, ekonomike, sociale me një ndikim kaq shkatërrimtar në hapësirën tuaj fiskale.”

“BE duhet të përgjigjet pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’ – Përndryshe ne duhet të braktisim absolutisht ëndrrën evropiane dhe të themi secili është për veten e tij. Ne do të përdorim trefish, katërfish, pesëfish burime për të dalë nga kjo krizë dhe nuk do të kemi asnjë garanci se do ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë, më efektive dhe në kohë. Evropa duhet të përgjigjet pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’, përndryshe qytetarët do të zhgënjehen”.

Të fundit