Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal, nga gjobat te dënimet me disa vite burg

Covid-19/ Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal, nga gjobat te

Gjatë seancës së jashtëzakonshme sot Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal  rreth situatës më pandeminë me 88 vota pro, 13 kundër dhe 1 abstenim.

Masat e reja të parashikuara në ndryshimet e Kodit Penal fillojnë nga gjobat deri në disa vite burg për të gjithë ata që shkelin masat e qeverisë për frenimin e koronavirusit.

Sipas kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në ligjin e miratuar janë pasqyruar edhe rekomandimet e Metës, për zbutjen e dënimeve si dhe janë dakordësuar me shumicën dërrmuese të grupeve parlamentare.

Në seancën e jashtëzakonshme plenare e ditës së sotme mësohet se janë votuar të gjitha nismat ligjore që ishin parashikuar në rendin e ditës.

Ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e masave anti-Covid:

Masa apo dënimi më i thjeshtë për një qytetar për shkelje të masave është gjobë ose burg 6 muaj. Në rastin kur shkelja bëhet nga një subjekt tregtar do të jetë deri në 2 vite burg.

Moszbatimi i urdhrit të karantinimit nga mbartësi ose jo i Covid-19 dënohet me 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 2-5 vite.

Ndërkohë nëse personi shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur Covid-19 atëhere dënimi është nga 3-8 vite burg.

Të fundit