Flash News

KRYESORE

Covid-19/ “Larg mjediseve masive dhe të mbyllura”, Balla del kundër ISHP: Kongresi i PS do zhvillohet normalisht

Covid-19/ “Larg mjediseve masive dhe të mbyllura”, Balla del

Ndërsa përfaqësues të ISHP apeluan sot në media që ndonëse nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus në Shqipëri, qytetarët duhet të shmangin vendet e mbyllura dhe masive, kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla pavarësisht apelit, deklaron se Kongresi i PS që pritet të zhvillohet për tri ditë në fundjavë në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet normalisht.

Sipas Ballës, nuk ka vend për panik dhe aktiviteti do të realizohet në një vend të mbyllur, për sa kohë që konfirmohet se Shqipëria nuk është e prekur nga virusi Covid-19.

“Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë. Janë marrë masa në Kinë, qeveria bashkë me OBSH mori masat në bazë të protokollit.

Nuk ka hapësirë për panik. Çdo gjë duhet bërë sipas direktivave të ministrisë së shëndetësisë.

Pyetjes suaj e cila më duket paksa pa vend, Kongresi i PS do të zhvillohet normalisht, sipas axhendës 3 ditore. Është në një mjedis të mbyllur në pallatin e kongrese ku zhvillohen aktivitetet e mëdha politike. Për cdo masë tjetër cdokush duhet të ndjekë protokollet parandaluese. Pra, Nuk ka vend për panik., sa kohë që konfirmohet se Shqipëria nuk është e prekur”, shprehet Balla.

Të fundit