Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Manastirliu: Kemi porosity 10 mijë tampone tek OBSH. Javën e ardhshme presim…

COVID-19/ Manastirliu: Kemi porosity 10 mijë tampone tek OBSH. Javën e

Ministrja e Shëndetësisë konfirmoi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se ka porositur pranë OBSH 10 mijë teste për koronavirusin. Sipas saj kanë ardhur 2 mijë, dhe pritetet të vijnë dhe të tjerët. “Kemi porositur 10 mijë teste tek OBSH-ja dhe herën e fundit kanë ardhur 2 mijë. Do vijnë nga 2 mijë, 3 mijë”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh më tej se synimi i Shqipërisë është që kurba e infeksioneve të mbetet e përballueshme. Ajo tha gjithashtu se javën e ardhshme numri i të infektuarve të rritet më shumë.  “Italia dhe Spanja po përballe me një mal. Ne masat që kemi marrë duam që ta kalojmë si përballje me një kodër. Numri i të infektuarve është brenda skenarëve që këmi bërë. Pritet që javën që vjen ky numër të rritet”, tha Manastirliu.

“Ka studime që thonë se kjo situatë mund të zgjasi një muaj ose dhe 2 muaj. Ne kemi ndjekur një strategji që është ajo e izolimit. Kjo srategji është bërë edhe në bashkëpunim të plotë me ekspertët. Në qoftë se ekspertët thotë që duhet ndjekur strategjia e testimeve, ateherë do ndjekim atë strategji”, tha ministrja e Shëndetësisë.

 

Të fundit