Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Maskat mbrojtëse të detyrueshme për të gjithë nxënësit e shkollave në Greqi; rregulli vlen edhe për kopshtet

COVID-19/ Maskat mbrojtëse të detyrueshme për të gjithë

Greqia bën të detyrueshëm përdorimin e maskave për të gjithë nxënësit që kthehen në shkollë këtë vjeshtë, përfshirë edhe fëmijët e kopshtit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja greke e Arsimit, Niki Kerameus, e cila theksoi se në bashkëpunim me komitetin e ekspertëve të qeverisë kishin vendosur masat e reja të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

"Përdorimi i maskës për fytyrën është mjeti më i rëndësishëm që ne kemi në këtë moment për t'u mbrojtur nga kjo sëmundje, si për të rritur, ashtu edhe për fëmijët në shkollë”, u shpreh Niki Kerameus.

Megjithatë, në shkollë do të ketë edhe ambiente ku fëmijët nuk mund të lëvizin me maska. Ministrja thekson se përdorimi i maskave mbrojtëse do të kërkohet vetëm në ambientet e mbyllura, ose nëse formohen grumbullime në oborrin e shkollës, dhe jo gjatë orës së fizkulturës.

Kerameus tha se rëndësi do t'i kushtohet edukimit të fëmijëve dhe mësuesve në lidhje me përdorimin korrekt të maskave të fytyrës në kopshtin e fëmijëve dhe në tre klasat e para të shkollës fillore.

Njoftime të hollësishme se si, secili nivel i arsimit do të funksionojë në vjeshtë do të bëhet të hënën e ardhshme.

Të fundit