Flash News

KRYESORE

Covid-19, Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Mbështes nismën e qeverisë

Covid-19, Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Mbështes

Presidenti Ilir Meta, njofton se ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal lidhur me Covid 19, duke i vlerësuar ato si të nevojshme në këtë kohë të fatkeqësisë natyrore.

Në një komunikim live nga Presidenca, ku të pranishëm janë dhe gazetarët, Kreu i Shtetit deklaroi se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, që parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronavirusin.

“Kam ndjekur nga afër shqetësimet e bëra publike nga aktorë të ndryshëm mbi propozimin dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Shmangia e procedurave të përshpejtuara në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk është një kërkesë vetëm formale kushtetuese, që duhet të respektohet nga komisionet e përhershme parlamentare dhe seanca plenare. Përkundrazi, është një kërkesë kushtetuese që në thelb kërkon kryerjen e ndryshimeve në ligje të rëndësishme, me një konsultim dhe konsensus të gjerë. Ndaj dhe Institucioni i Presidentit të Republikës, iu përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsensus nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë, për ndryshimet në Kodin Penal.

Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatkeqësisë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal, sa i takon veprimeve që kryhen me dashje, Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të garantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur. Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtjes finale ka shumë ndryshime thelbësore pozitive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të shoqërisë civile, avokatit të popullit dhe Presidentit”, tha Meta.

Të fundit