Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Ministria angazhon mjekët e familjes: Do asistojnë pacientët që qëndrojnë në shtëpi

COVID-19/ Ministria angazhon mjekët e familjes: Do asistojnë

Ministria e Shëndetësisë po angazhon mjekët e familes, një kërkesë e artikuluar dhe nga opozita, për të situatën nga koronavirusit. Gjatë një vizite në Qendrën Shëndetësore Nr.5 në Tiranë, Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se mjekët e familjes veç konsultave online po ndjekin dhe pacientët e infektuar me COVID-19, që trajtohen në kushte shtëpie. “Nga qëndra shendetësore nr 5, tiranë – 40 mijë konsulta online të mjekëve të familjes me të semurët kronikë për barnat e rimbursueshme dhe këshillime janë bërë gjatë dy javëve të fundit në të gjithë vendin. Mjekët e familjes do të ndjekin pacientët me covid që ndodhen në kushte shtëpie”, shkruhet në njoftimin e ministrisë. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj, pasi inspektoi një senacë konsulte online mes mjekes së familjes dhe një pacienti, Manasitrliu u shpreh se rreth 1600 mjekë të familjes janë fokusr në këtë situatë, jo vetëm për shërbime për sëmundje të ndryshme, por edhe për asistecën ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus.

“Kjo është një luftë dhe të gjithë batalionet duhet të jenë në të njejtën vijë të luftës. Ashtu siç janë në vijën e zjarrit mjekët e spitalit Infektiv, mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, dhe gjithë sistemi spitalor është në luftë me këtë armik të padukshëm, e njëjta gjë është dhe për mjekët e familjes. Janë 1600 mjekë të familjes të cilët kanë fokusuar forcat e tyre, jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim”, u shpreh Manastirliu.

Sipas Manastirliut janë rreth 40 mijë shërbime që po ofrohen për të moshuarit, për të sëmurët kronikë dhe të tjera konsulta nëpërmjet telemjekësisë. “Janë më shumë se 40 mijë shërbime nëpërmjet telemjekësisë që janë ofruar për të moshuarit, për të sëmurët kronikë dhe për ata që kanë dashur të konsultohen me mjekun e familjes për një problematikë shëndetësore apo për një tjetër. Dhe telekonsultat janë duke u kryer në të gjitha qendrat shëndetësore dhe janë duke ndihmuar me mijëra qytetarë, sidomos përsa i përket paketës së barnave të rimbursueshme ku më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë vajtur në shtëpitë e pensionistëve mbi 65 vjeç”, u shpreh ministrja Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/754655261606103/

Të fundit