Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Mjeku Harxhi: Vështirësia në frymëmarrje simptoma kryesore

COVID-19/ Mjeku Harxhi: Vështirësia në frymëmarrje simptoma

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi i ftuar në emisionin “Real Story”, tregoi se simptoma kryesore e koronavirusit është vështirësia në frymëmarrje. Ai tha se personat që kanë problem kronike me zemrën, ata që kanë hiper-tension, janë më të riskuarit nga ky virus.

“Grupi kryesor, të rrezikuar janë ata me hiper-tensione, ata që kanë probleme kronike të zemrës, edhe ata me patologji kronike mund të futen në kategorinë e të rrezikuarve realisht. Duhet pasur kujdes, duhet mbajtur vetë-karantinim dhe të lahen duart shpesh herë. Në mjekësi nuk ka eksperimente. Nuk ka terapi specifike që mund të na shpëtojë. Ka kombinime të ndryshme. Mjekët përdorin terapi, por të kenë sa më pak probleme”, u shpreh Harxhi.

Duke i`u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Harxhi tha se gratë shtatëzëna duhet të jenë të kujdesshme.

“Gratë shtatëzëna duhet të jenë të kujdesshme. Ata duhet të ruhen, por nuk ka të dhëna për rrezikshmëri më të lartë vetëm se janë në këtë kategori. Simptoma kryesore është vështirësia në frymëmarrje, pastaj është edhe fakti se një i infektuar nuk iu ndjen ushqimeve aq shije”, tha Harxhi.

Të fundit