Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Mjeku Pipero: Në fund të javës së tretë kërcënimi më i madh

Covid-19/ Mjeku Pipero: Në fund të javës së tretë

Për mjekun infeksionist, Pëllumb Pipero situata nga koronavirusi në Shqipëri është shumë serioze. Në emisionin “Opinion”, Pipero u shpreh Shqipëria është ende ne fazën fillestare të epidemisë, ndërsa sipas tij kërcënimi më i mah të jetë në fundin e javës së tretë.

“Situata është vërtetë shumë serioze. Është serioze në dy aspkete, në radhë të parë është një heshtje që ne mjkëve na tremb, pra është një rritje graduale, por është e qëndrueshme, pavarësisht se ka 5 apo 6 raste. Ne jemi ende në fillim të kësaj epidemie, shifrat rriten gradualisht, por rriten në mënyrë kokëforte, ndërkohë presim që java e tretë, ose më mirë të themi fundi i javë së tretë është ai kërcimi i madh i epidemis, shifrat rriten në mënyrë dramatike, ne jemi në fillim të javës së dytë, jemi ende larg për të patur numra real”, tha Pipero.

Më tej, ai kërkoi që qytetarët të jenë më bashkëpunues, ndërsa apelin e ka për të moshuarit. “Ndaj themi që kjo është një heshtje që ne mjekëve na shqetëson, qytetarët i qetëson, është e gabuar. Qytetarët duhet të jenë bashkëpunues. Aty qyetarëve të moshës së tretë do u thoja nëse i doni nipër e mbesa mos dilni nga shtëpia se po erdhët në spital mundësia për ti ndihmuar është shumë e vogël se pse janë me rrisk shumë të madh ky virus vret në mënyrë selektive do të thoja moshat e mëdhaja. Ekpserianca e Italisë na tregon që ky virus nuk ka kursyer as të rinjtë. Ndaj këtij virusi çdo qytetarë i botës nuk është i përjashtuar. Por, dëmin më të madh e bën tek të sëmurët kronik dhe moshat e mëdhaja”, tha Pipero.

Të fundit