Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Mjeku Roland Xhaxho: Virusi prek mushkëritë, ja kur duhet të telefononi 127

COVID-19/ Mjeku Roland Xhaxho: Virusi prek mushkëritë, ja kur duhet

Mjeku Roland Xaxho, i ftuar në emisionin “Open”, mënyrën se si koronavirusi godet trupin e njeriut. Ai tha fillimisht se mushkritë janë më të prekura, për shkak se virusi sulmon zonat ku ka më shumë oksigjen. “Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinjve, nuk është koha jonë. Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistent ndaj virusit. Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë mëmbranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oskigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe”, tha Xhaxho.

Më tej, ai tregoi edhe rastet kur pacientët që dyshojnë se kanë koronavirus duhet të telefonojnë 127. “Covid-19 prek mushkëritë. Në rast se kemi probleme janë disa hapa që mund të merren edhe në shtëpi. Psh janë maskat e oksigjenit. Një maskë e tillë me oksigjen mund të përdoret dhe në shtëpi. Mjekët e rinj duhet të mos kenë frikë por të punojnë shumë që të mos na mundë virusi. Mushkëritë e të rinjë kanë rezerva, ndërsa ajo e moshës së tretë dhe duhan prirësit skanë rezerva. Në rast se keni probleme me frymëmarrjen dhe shfaqni temperaturë duhet të kontaktoni 127 që të bëhet trasnportimi për në spital”,- tha mjeku i njohur.

Të fundit