Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Në Kosovë shkon në 9 numri i të infektuarve, kërkohet shpallja e emergjencës

COVID-19/ Në Kosovë shkon në 9 numri i të infektuarve,

Në Kosovë janë konfirmuar 9 të prekur nga koronavisuri i ri. Ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i cili nisur nga fakti se numri është shtuar, t’i kërkojë Qeverisë që të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik.

“Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).  ’Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”,  ka shkruar ai në Facebook, teksa ka kërkuar edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për menaxhimin e kësaj situate.

“Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.’’, shtoi Vitija.

Të fundit