Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Nga bizneset që rinisin punën te ‘zonat e gjelbra’, masat lehtësuese që vihen në zbatim nga sot  

Covid-19/ Nga bizneset që rinisin punën te ‘zonat e

Duke nisur nga sot, një sërë masash lehtësuese do të vihen në zbatim, duke nisur nga fasha orare, numri i zgjeruar i bizneseve që do të rihapen, apo harta e “zonave të gjelbërta” ku do lëvizet më lirshëm.

Fasha orare

Nga sot, qytetarët do të lëvizin 30 minuta më shumë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha dje se fasha orare për qarkullimin e qytetarëve do të zgjerohet nga 90 minuta në 2 orë.

“Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik i eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale. Kjo strategji parashikon katër faza per lehtësimin gradual te masave, qe lidhen ne mënyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e përhapjes se tij.

Do të tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshëm, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19. Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere”, tha Manastirliu.

Zonat e gjelbra

Masat lehtësuese rinisin nga sot në “zonat e gjelbra”, të klasifikuara ato qarqe apo bashki, që rezultojnë deri sot me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Sipas ministres Manastriliu, nga 27 prilli fillojnë lehtësimet e posaçme për lëvizjen në qarkun Dibër qarkun Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd, si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00-08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.

Bizneset që hapen  nga sot (27 prill)

Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara

Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara

Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara

Aktiviteti i taksive

Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara

Aktivitete te tjera p.k.t

Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të special izuara p.k.t

Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar

Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës

Tregtia me pakicë e qylymave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara

Shitje me pakice e sistemve te sigurise/ paisejt e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara.

Lexo edhe:

https://politiko.al/klgj-me-27-prill-rinis-puna-ne-gjykata-rregullat-e-reja-si-do-zhvillohen-seancat/

Të fundit