Flash News

KRYESORE

COVID-19, Numri i viktimave në Itali kalon Kinën. 427 të vdekur në 24 orë

COVID-19, Numri i viktimave në Itali kalon Kinën. 427 të vdekur

Ministria Italiane e Shëndetësisë përditësoi të dhënat e fundit për koronavirusin. Duket se situata nuk ka përmirësim, pasi numri total i personave të infektuar ka shkuar në 41035 persona.

Ndërkohë, numri i viktimave ka kaluar për herë të parë atë në Kinë, pasi ka shkuar në 3405 të vdekur. Ndërkohë në Kinë ky numër shkon rreth 3200.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u shënuan 427 viktima.

Numri i pacientëve të shëruar është 4440 persona. Aktualisht në spitalet italiane ndodhen 15757 pacientë, ku 2498 persona ndodhen nën kujdes intensive.

Ndërkohë 14935 persona janë në izolim në Shtëpi. Italia mbetet shteti më i goditur në Europë nga pandemia, ndërsa numër të lartë viktimash janë shënuar dhe në Spanjë.

Të fundit