Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Pas Qeverisë, edhe Meta përgjysmon pagën e tij dhe shkurton buxhetin e Presidencës

Covid-19/ Pas Qeverisë, edhe Meta përgjysmon pagën e tij dhe

Pasi Kryeministri Edi Rama e falenderoi publikisht Presidentin “për ndihmën që ka dhënë gjatë këtyre ditëve”, Kreu i shtetit reagoi në duke “përshëndetur mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri”, për situatën nga koronavirusi. Megjithatë, Ilir Meta i kërkon qeverisë “të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë. Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t'u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve”, shkruan Meta.

Kryeministri njoftoi përgjysmimin e pagave, të kabinetit dhe të deputetëve, ndërsa tha se ajo e Presidentit nuk do të preket. Por, Meta është përgjigjur se “sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik”.

Por jo vetëm kaq, Meta shprehet gjithashtu se “Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19”, shkruan Meta. Ndërkohë në fund shprehet se “bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, përfundon Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2878024505577137/?type=3&theater

Të fundit