Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Plani ekonomik, Teliti: Qeveria të lërë propagandën, të zbatojë planin tonë

Përfaqësuesi i Departamentit të Ekonomisë në Partinë Demokartike, Dorian Teliti bëri një analizë të aktit normativ, që parashikon masat ekonomike për të përballuar situatën nga koronavirusi. Teliti, shkruan se “paratë për përballimin e krizës janë aty, gjenden, mjafton të ketë vullnet për të shpëtuar vendin nga kriza”. Ai thotë se paratë e destinuara për PPP-të dhe shpenzime operative, duhen rialokuar për krizën aktuale.

“Momentalisht janë 260 milionë dollar brenda buxhetit, para të destinuara për PPP, shpenzime operative dhe disa investime që mund të shtyhen në kohë, që mund dhe duhen rialokuar urgjentisht për përballimin si të sfidës shëndetësore ashtu dhe asaj sociale ekonomike. Me këtë akt normative, ndonëse u hodh hapi i parë pozoitiv, në fakt është tërësisht i pamjaftueshëm”, thotë Teliti.

Sipas tij, nëse do të mbetemi vetëm me këtë paketë, “Qeveria ka siguruar veçse falimentimin e sigurt për pjesën dërrmuese të bizneseve”, duke ofruar, thotë Teliti, si zgjidhje skemën e borxhit. Ai shton se kjo skemë “në rastin më të mirë do të detyrojë biznesin të kryejë pushime masive të punonjësve, duke rritur skajshëm varfërinë dhe problematikat sociale në vendin tonë”, shkruan Teliti.

Por, duke përdorur ironinë, Teliti thotë se ka disa që “do të kënaqen” nga kjo paketë. Sipas tij janë ata që kanë marrë fonde publike, tendera, apo PPP në mungesë të transperncës. Atyre, thotë Teliti “asnjë qindarkë nuk do u prketet “miqve”, pasi qeveria nuk do të shkurtojë mbështetjen financiare për të, por vendosi të dyfishojë defiçitin publike ose thënë ndryshe rriti borxhin në kurriz të qytetarëve”, shprehet ai.

Teliti shton gjithashtu se “situata nuk është e lehtë”, por sipas tij “mund të menaxhohet me burimet ekzistuese”. Përë këtë ai thotë se “qeveria të lërë propagandën dhe të vërë në zbatim planin e propozuar nga Partia Demokratike”, pavarësisht “se plani prek ‘miqtë”, shprehet ndër të tjera Teliti.

Të fundit