Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Postoblloqe nga policia dhe ushtria në rrugë, Rama njofton gjobën e majme: Kush kapet...

Covid-19/ Postoblloqe nga policia dhe ushtria në rrugë, Rama njofton

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga zyra e tij kryeministrore se nga sot do dalë në rrugë një formacion i policisë së shtetit dhe ushtarake, teksa do të organizojnë postoblloqe për kontrolle të mjeteve dhe do verifikojnë nëse në makina ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit.

Sipas tij, ata ndalohen të dalin nga shtëpia, si masë mbrojtëse kundër përhapjes koronavisuit.

Rama tha se kush kapet në rrugë duke thyer këtë masë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë.

“Nga nesër kush do kapet në rrugë do dënohet me 5 mijë euro gjobë, do ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse s’ka paguar gjobën. Është një masë që në kushte normale duket absurde.

Nuk do doja kurrë të isha në këtë pozicion që për kohën normale janë të palogjikshme, jemi në një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh.  Kjo quhet qytetari dhe solidaritet njerëzor me përgjegjshëmri.

S’kemi rrugë tjetër, vecse të kufizojmë lëvizjet dhe ta pranojmë bashkë, sic kaluam 26 nëntorin nga ku dolëm më të fortë.

Tërmeti nuk na paralajmëroi, corona na paralajmëron cdo ditë. Mund të marrim përmasa tragjike nëse nuk zbatojmë skenarët, duhet kujdes dhe shumë displinë. Jemi përgatitur për këtë moment edhe për momente më të vështira”, tha Rama në një video-mesazh në Fb.

Të fundit