Flash News

KRYESORE

Covid-19 që në janar në Shqipëri? Rama ‘përplas’ mjekët e QSUT: Kam dëgjuar kolegët tuaj me këto pretendime

Covid-19 që në janar në Shqipëri? Rama

Ndërsa bëri publik për herë të parë anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryeministri Edi Rama diskutoi me ta edhe debatin e ditëve të fundit se covid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin janar dhe jo në mars siç kanë deklaruar autoritetet.

Janë dy mjekët Renato Osmënaj, imazherist në QSUT dhe profesori Gëzim Xhepa, ata që publikuan imazhe të mushkërive të pacientëve të sëmurë në periudhën janar-shkurt, atëherë të diagnostikuar me pneumoni, por që sipas tyre kanë të njëjtën fizionomi me mushkëritë e prekura nga COVID-19.

“Meqë ka shumë epidemiologji mediatike në këtë fazë, amund të thoni dicka për teorinë që shqiptarët e kanë kaluar covid para të tjerëve dhe që te ne ka zbarkuar covid që në dhjetor, janar, se kam dëgjuar që edhe kolegë tuaj kanë dalë me këto pretendime? Si e shihni këtë ide?”, i pyet Rama mjekët e QSUT, anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Në opinionin tim nuk mendoj se kemi patur që në janar apo më parë prezencë të covid. Sëmundja ka ardhur nga fqinji Italia dhe nga rezultatet që shoh nuk ka shumë popullësi të lartë që e ka kaluar”, tha mjeku Andi Koraqi.

“Për kohë fillimin e epidemisë në vendin tonë duhet të plotësohen disa faktorë: i pari kur janë izoluar rastet e para, i dyti është faktori serelogjik, tjetër element është shtimi i vdekjeve nga infeksionet respiratore, tjetër është elementi që shihen elementët radiologjik. Duhen kombinuar disa elementë së bashku dhe me një analizë specialistësh për të shtrirë kufijtë kohorë se kur ka filluar epidemia në vendin tonë“, tha mjeku Tritan Kalo.

https://politiko.al/mjeku-shqiptar-publikon-provat-pulmonare-covid-19-ne-shqiperi-qe-ne-janar/

Të fundit