Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Qeveria “hap” dyert e burgjeve: Ja të dënuarit që përfitojnë 3 muaj leje

COVID-19/ Qeveria “hap” dyert e burgjeve: Ja të dënuarit

Në Fletoren Zyrtare është publikuar Akti Normativ, që u lejontë  dënuarve të marrin tre muaj leje dhe të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të koronavirusit. Në aktin normativ përcaktohen qartë kriteret e kategorive të të dënuarve që mund të përfitojnë.

Kështu, të dënuarit që mund të përfitojnë janë ata që gjatë hyrjes në fuqi të këtij Akti Normativ janë dënuar me dënim të formës së prerë, dhe që kanë më pak se tre vjet burgim për të vuajtur, apo nuk kanë kryer krime kundër njerëzimit apo jetës ndaj personit.

Gjithashtu leje mund të përfitojnë dhe personat që janë në moshë mbi 60 vjeç, persona që vujanë nga sëmundje kronike të rrezikshme etj.

Ndërkohë, kategoria e të dënuarve që ndalohet të marrin lejen përfshinë ata persona: që kanë kryer krime kundër njerëzimit, krimet kundër jetës, të kryera me dashje, vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, krime seksuale, vepra penale kundër lirisë së personit, vepra penale kundër fëmijëve, martesës apo familjes, etj. Ndërkohë në Aktin Normativ janë përcaktuar dhe procedurat për përfitimin e lejes së veçantë.

Kliko këtu për të parë të plotë aktin normativ

 

Të fundit