Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Rama: Luftë për 'jetë a vdekje'. Ushtria shqiptare dhe ajo amerikane tani vlejnë njësoj

COVID-19/ Rama: Luftë për 'jetë a vdekje'. Ushtria

Kryeministri Edi Rama u shpreh në emisioin “Real Story” se qeveria nuk e di sa do të zgjasë situata nga koronavirusi, por tha se qeveria po “merr të gjitha masat” për variantin më të keq. “Askush nuk e di sa do të zgjasë, por të gjithë marrim masa. Ne jemi të detyruar të marrim masa për variantin më të keq. Kur kapacitetet tona spitalore do të ezaurohen, ne duhet të kemi kapacitete të tjera dhe do t’i kemi me patjetër”, tha Rama.

Rama foli gjithashtu me superlativa për masat që qeveria e drejtuar prej tij ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Gjithashtu kryeministri foli dhe për testin e tamponit, duke u shprehur se nuk është strategji e suksesshme kryerja e sa më shumë testeve.

“Këtë nuk e vendosim unë apo presidenti. Ka pasur shumë qasje. Rasti i Koresë së Jugut nuk është rasti i shumicës. Irlanda ka ndryshuar sot strategji, duke thënë se testi do i bëhet vetëm atij që ka simptoma të rënda. Ne i kemi besuar ekspertëve, që besoj se janë të kalibrit ndërkombëtar. Nuk po shoh çudira as në vendet e tjera. Edhe konsultat që kemi bërë me ekspertë ndërkombëtarë na kanë konfrimuar se strategjia jonë është e duhura për qasjen që ne kemi zgjedhur, duke pasur parasysh se ne jemi vendi që kemi marrë masa shtrënguese shumë shpejt”, tha Rama.

Rama mundohet të jetë realist, sipas tij. Ai tha në emision se lufta “është për jetë a vdekje”, ndërsa shtoi se kjo luftë ka bërë që vlera e Ushtrisë Amerikane dhe asaj shqiptare të jetë njësoj.

“Unë nuk jam i lejuar të gënjej. Nuk mund t’i ushqej njerëzit me përralla dhe iluzione, se nëse iu them që dielli do të dalë dhe dielli nuk del, depresioni do të jetë më i madh. Kjo është luftë për jetë a vdekje. Nuk mund ta gjesh optimizmin te fjalët e bukura, sepse do të ishte shumë më katastrofike rënia në depresion, nëse jepen stacione, ku faktikisht treni nuk ndalon. Jemi në një sfidë të jashtëzakonshme, sepse është një sfidë e paparë, nuk di askush më shumë se ne dhe ne nuk dimë më pak se tjerët. Nuk është se dikush ka një zgjidhje dhe kapacitetet për ta bërë ndyshe dhe ne jemi më mbrapa”, tha Rama.

“Gjithë ajo shkecë, gjithë ato triliona për bomba e për të shkuar në mars nuk vlejnë. Ushtria amerikane sot ka të njëjtën vlerë si ushtria shqiptare, dmth zero. Pra, jemi në një situatë absurde, ku nuk do na thotë kush ‘ja ku është rruga’. Do humbim njerëzi, s’diskutohet, por do të humbim shumë më pak, nëse në luftë do të shkonim duke kënduar napoleonin. Do të kemi plagë, por jo sa, nëse do të shkonim të gjithë si cjapi te kasapi. Do duhet të ecim hap pas hapi dhe thirrja për njerëzit është ‘harrojeni, harrojeni jetën që bënit më përpara. Kjo nuk është jetë, por mbijetesë. Fokusohuni te lufta, që t’ia dalim. Njerëzit në luftë rrinë edhe pa ngrënë një e dy ditë dhe e ruajnë atë që kanë për ditën e tretë”, u shpreh kryeministri.

Të fundit