Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Rama jep detaje për planin financiar: Do paguhen dhe punëtorët në të zezë, por me kusht që…

COVID-19/ Rama jep detaje për planin financiar: Do paguhen dhe

Kryeministri Edi Rama dha detaje nga plani financiar, që prezantoi mbrëmjen e të premtes për përballimin e situatës nga koronavirusi. Rama shpjegoi në “Opinion” se 100 milionë dollar janë të mjaftueshme për të përballuar nevojat e kompanive, me qëllim që të paguhen pagat e munguar për punonjësit.

“Është përllogaritur që të gjitha kompanitë që kanë probleme me këtë garanci sovrane do i paguajnë njësoj sikur të mos kishin munguar asnjë ditën punë. Është një punë aspak e vështirë që i takon kompanive dhe bankave dhe patjetër që garancia e vendosur prej 100 milionë dollarëve është më se e mjaftueshme për të përballuar nevojat”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se “Çdo punonjës do të marri pagën e munguar. Do të thotë sa e ke pagën, sa ditë i ke munguar kompanisë në punë dhe do të kompensohen një për një”. Rama tha se paketa përfshinë dhe punonjësit në kushte informaliteti, por me kushtin që ata të denoncojnë punëdhënësin. “Ata, është koha për të denoncuar pronarët nëse duan mbështetje. Në informalitet nuk kompenson asnjë shtet në botë. Kështu që ata që marrin rrogë në të zezë të denoncojnë pronarët nëse duan që ne tu kompensojmë rrogën që u mungon”, u shpreh Rama.

Të fundit