Flash News

KRYESORE

Covid-19, Rama: S`ndalet aktiviteti prodhues, gati plani ekonomik. Rindërtimin e fillojmë pas koronës

Covid-19, Rama: S`ndalet aktiviteti prodhues, gati plani ekonomik.

Në një video-mesazh, Kryeministri Edi Rama, duke folur për kufizimet si një nevojë jetike, u shpreh se aktiviteti prodhues në vend nuk do të mbyllet. “Askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim dobinë jetike të kufizimeve.Nuk do të jetë luftë e shkurtër që mund ta mbarojmë duke u mbyllur një fundjavë. I vetmi ilaç është kufizimi drastik i lëvizjes. Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot është njësoj si ti heqësh Shqipërisë aparaturën e frymëmarrjes. Kjo nuk ka për të ndodhur, do të ishte vetëvrasje.Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë rrezikimi i shëndetit të atyre që shkojnë në punë”, tha Rama.

Megjithatë, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të reduktojnë shpenzimet, ndërsa paralajmëroi se po përgatitet plani ekonomik për të përballuar situatën nga koronavirusi. “Të gjithë do të ulim shpenzimet e zakonshme dhe do të ndryshojmë planin e ekonomisë sonë familjare përkohësisht. Nuk mund të rrimë këtë javë në shtëpi si në pushime të detyruara, që meqë nuk na lënë të dalim hamë dhe pimë si zakonisht ndërkohë që shumëkujt duhet ti gjendemni dhe të sigurohemi që të mos mbetet pa ngrënë asgjë nëse nuk shkon të punojë për shumë ditë. Kjo nuk do të thotë se ata që kanë për të marrë një rrogë në fund të marsit në ato hallka të ekonomisë që janë këputur përkohësisht ne do ti lëmë në dorë të pronarëve të sipërmarrjes private. Në asnjë mënyrë. Sipërmarrjes nuk mund ti delegohet mandati i solidaritetit shoqëror që zgjedhësit e vendit i kanë dhënë qeverisë që drejtoj.Shumë shpejt, brenda kësaj jave do të kemi gati planin e garancisë financiare për pagat e të gjithë atyre ndër ju që ju përgjigjët thirrjes për luftë duke lënë punën për tu futut në llogoren e shtëpisë suaj”, tha Rama.

Rama nuk la jashtë vëmendjes as të prekurit nga tërmeti, duke i siguruar se ky proces do të nisë sapo të largohet virusi. “Disa nga ne janë në çadër, pasi ata e humbën shtëpinë. Kjo është shumë herë më e tmerrshme se tërmeti. Atyre nuk do tu themi atyre që nuk do t`ju ndërtojmë shtëpitë. Korona pa korona ne do të nisim ndërtimin e shtëpive, spitaleve, shkollave sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët.

Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra  nga aryset pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon.

Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS. Arsyeja tjetër është domosdoshmëria jetike e rajonit, që në përballimin e luftës BE të mos e përjashtojë Ballkanin nga eksportet e mallrave dhe shëndetësinë. BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar me këto mallra", tha Rama.

Të fundit