Flash News

KRYESORE

COVID-19/Regjistrohen 131 raste të reja, humbin jetën 3 pacientë

COVID-19/Regjistrohen 131 raste të reja, humbin jetën 3 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka informuar rreth situatës pandemike në vend, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 pacientë me COVID dhe janë regjistruar 121 raste të reja.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 47-vjeçar nga Shkodra ; një 72-vjeçare nga Elbasani, një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)

Testime totale                   88040

Raste pozitive                    13649

Raste të shëruara              7847

Raste Aktive                      5415

Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2676

Durrës                  596

Shkodër               397

Lezhë                   306

Elbasan                 302

Fier                      249

Korçë                  240

Vlorë                  193

Kukës                156

Berat                 114

Dibër                 109

Gjirokastër         77

Të fundit