Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Regjistrohen dy raste të reja në Kosovë, 63 të infektuar në total

COVID-19/ Regjistrohen dy raste të reja në Kosovë, 63 të

Edhe në Kosovë vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi në mbrëmje se dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 42 mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar positive”, thuhet në komunikatën për mediat.

Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe. Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë raportuar 63 raste me koronavirus, nga 732 teste të kryera. Gjithashtu është regjistruar dhe një vdekje, një shtetas në moshën 82-vjeçare.

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/2625774477550540/?type=3&theater

Të fundit