Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Shënohet viktima e 12 në Shqipëri, ndërron jetë 82-vjeçarja nga Tirana

COVID-19/ Shënohet viktima e 12 në Shqipëri, ndërron

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës së në Shqipëri është shënuar viktima e 12 nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 82-vjeçare nga Tirana e cila ndodhej prej 5 ditësh në Spitalin Infektiv. “Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, viktima vuante dhe nga disë sëmundje të tjera. “82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19”, thotë ministria.

Të fundit