Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Shqipëria konfirmon 15 të infektuar, Manastirliu: Mjekët në Durrës nuk janë të prekur

COVID-19/ Shqipëria konfirmon 15 të infektuar, Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfimroi mbrëmjen e të mërkurës se janë regjistruar dhe tre persona të tjerë me koronavirus, duke e çuar totalin në 15 persona. Gjatë një dalje për mediat së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Manastirliu tha se janë kryer në total 238 teste, me 15 raste të konfirmuar pozitive.

“Janë 238 raste të testuara, dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste të cilat 31 prej tyre janë negative dhe 3 pozitive. Këto janë future në sistemin e vetëkarantinimit. Po bëhet një punë e madhe. Dua t`ju them, dhe është hera e fundit që do përmend Bashën, në 24 orë janë tre dëshmi që hedhin poshtë propagandën e Lulzim Bashës: Maskat, Spitali i Durrësit dhe pajisjet e mrojtjes personale. Në këtë moment krize ne do merremi me armikun që është koronavirusi”, tha Manastirliu.

Ajo konfirmoi se analizat e mjekëve që i shërbyen pacientes 73-vjeçare në Durrës, që humbi jetën sot, kanë rezultuar negative. Këtë, Manastirliu e quajti lajm të mirë.

“Është një moment i gëzuar edhe pse jemi përballë të panjohurave. Unë dua ta ndaj këtë lajm me ju, pasi jo vetëm që propaganda vijon të japë lajme të rreme, në kampionin e parë të testimeve që ne kemi realizuar te spitali i durrësit mjekë dhe infermierë janë negative. Mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet e mbrojtojes personale, që rekomandohen nga OBSH. Vijon kampioni i dytë i analizave për pacientët familjarë. Një punë e madhe po bëhet në të gjithë vendin për hetimin epidemiologjik. Një punë e madhe është bërë dhe në spitalet tona, ku ofrohet shërbimi”, tha ministrja.

Të fundit