Flash News

KRYESORE

COVID-19. Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Franca mbyll lokalet, baret dhe restorantet

COVID-19. Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Franca mbyll lokalet,

Spanja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit. Autoritetet ia kanë udhëzuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, përveç nëse bëhet fjalë për të kryer furnizimet me ushqime. Kryeministri Pedro Sanchez mori këtë vendim gjatë një dalje televizive, pasi vendi është goditur nga COVID-19.

Ky vendim erdhi një orë pasi homologu i tij francez, Edouard Philippe, vendosi kufizime të reja të ashpra në Francë. Ai njoftoi se “bare, restorante dhe dyqane të tjera jo thelbësore do të mbyllen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19”. Në Francë janë shënuar të paktën 5.000 infeksione dhe 91 vdekje në total që prej të shtunës.

Dyqanet ushqimore, farmacitë, bankat, gazetat dhe stacionet e karburantit nuk do të preken nga vendimi, shtoi ai. Ndërkohë në Itali qytetarët dolën në dritaret e banesave të tyre, duke duartrokitur për mjekët që janë duke u përballur në vijën e parë të frontit me koronavirusin.

Të fundit