Flash News

KRYESORE

COVID-19/ "Tani jemi në recesion", thotë FMN

COVID-19/ "Tani jemi në recesion", thotë FMN

Ndikimi ekonomik i pamdemisë COVID-19 është “më keq se kriza globale financiare”, that ë premten kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Ajto shtoi, gjatë një konference për shtyp, se FMN është gati “të përdorë një trillion dollar” për të ndihmuar më të prekurit.

“Tani jemi në recesion”, është shprehur ajo më tej. Ajo shtoi gjithashtu se sëmundja vdekjeprurëse godet njerëzit e prekshëm me kushte mjekësore jot ë mira, si dhe ekonomitë më të rrezikuara.

“Ne kemi një fond lufte prej 1 trilionë dollar (930 miliardë dollar) dhe jemi të vendosur të përdorim sa më shumë që të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga kjo krizë”, vazhdoi ajo. Mbi 90 vende tani i kanë kërkuar FMN-së fondet e urgjencës, zbuloi edhe Georgieva.

Koronavirusi i ri ka vrarë më shumë se 55,000 njerëz në mbarë botën dhe mbi një milion tani janë infektuar. Evropa mbetet rajoni më i goditur, me më shumë se 35,000 viktima.

Të fundit