Flash News

KRYESORE

COVID-19. Të dhëna shprese nga Italia, ulet numri i vdekjeve, 36% më shumë të shëruar

COVID-19. Të dhëna shprese nga Italia, ulet numri i vdekjeve, 36%

Një lajm disi i mirë ka ardhur nga Itallia, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar një numër më i vogël viktimash, krahasuar me një ditë më parë. 175 viktima janë shënuar nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit, në krahasim me 250 që ishte vetëm një ditë më parë. Megjithatë, personat që kanë humbur jetën ka shkuar në 1441 viktima, ndërsa janë shëruar 1996 persona.

Lajm tjetër pozitiv është fakti se numri i të shëruarve ka ardhur në progresion rritës, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 527 persona më shumë se dje, duke shënuar një rritje me 36% të personave që shërohen. Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli tregoi se të dhënat japin shpresë, pasi ka një përmirësim të lehtë të situatës.

Lombardia, zona më e goditur, ka pasur gjithashtu një përmirësim me 8% të numrit të personave që ka humbur jetën. Kështu, nga 146 të vdekur që u shënuan një ditë më parë, sot janë shënuar 76 raste. Në total numri i personave të infektuar ka shkuar në 21157 persona, ose 2795 raste të reja (ku përfshihen ata që kanë humbur jetën dhe të shëruarit).

Kreu i Mbrojtjes Civile tha gjithashtu se 1.518 pacientë janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 190 më shumë se dje. Nga 17,750 pacientë në përgjithësi, 8.372 janë shtruar në spital me simptoma dhe 7.860 janë ata që janë në izolim në shtëpi.

Të fundit